Shiroka Pula themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave
BKT
Lajme

Shiroka Pula themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave

V.Th / RTKLive

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka themeluar Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave, me fokus në fuqizimin ekonomik të grave dhe luftimin e dhunës ndaj tyre.

Sipas njoftimit të Presidencës, Këshilli synon të shërbejë si platformë shtetërore për avancimin e të drejtave, sigurisë, pjesëmarrjes dhe pavarësisë ekonomike të grave dhe vajzave në Kosovë.

Themelimi i këtij Këshilli vjen në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.

Shiroka Pula ka theksuar se fuqizimi i grave nuk është vetëm çështje e përfaqësimit dhe barazisë formale, por edhe e drejtësisë, dinjitetit njerëzor dhe demokracisë.

Ajo ka kërkuar zero tolerancë ndaj çdo forme të dhunës dhe diskriminimit ndaj grave, duke vënë në pah nevojën për reagim të koordinuar institucional, mbrojtje për viktimat dhe llogaridhënie.

Këshilli do të përfshijë përfaqësues të shoqërisë civile, akademisë, sektorit privat, profesioniste të pavarura, komuniteteve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Detyrë e tij do të jetë identifikimi i mangësive dhe propozimi i rekomandimeve konkrete për avancimin e pozitës së grave, pa zëvendësuar përgjegjësitë e institucioneve ekzistuese.


MË SHUME NGA Lajme