Samiti do nënvizojë rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë
BKT
Lajme

Samiti do nënvizojë rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Gjeraqina Tuhina|RTK

Samiti i rregullt BE – Ballkani Perëndimor do ta nënvizojë sërish rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Siç do të theksohet në deklaratën përfundimtare, mungesa e normalizimit të marrëdhënieve vazhdon t'i pengojë të dy partnerët në rrugën e tyre evropiane.

Prishtinës dhe Beogradit u rikujtohet gjithashtu se edhe mjetet financiare nga Plani i Rritjes janë të kushtëzuara me angazhim konstruktiv, përparim të matshëm dhe rezultate të prekshme në normalizimin e marrëdhënieve.

Bashkimi Evropian do ta rikonfirmojë perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Zgjerimi konsiderohet investim gjeostrategjik në paqen, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian. Të gjitha vendet ftohen të përshpejtojnë reforma vendimtare dhe të besueshme, veçanërisht në fushën e çështjeve themelore.

Kosova do të jetë i vetmi vend në samit pa status kandidati. Ajo do të përfaqësohet nga kryeministri.

Samiti do t'i mbledhë pesë nga gjashtë liderët e rajonit. Serbia do të mbetet pa përfaqësues, pasi i ftuari nga Beogradi zyrtar ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë, duke e arsyetuar me angazhime brenda vendit.

Prandaj diplomatët evropianë nuk presin që Serbia të përafrohet me deklaratën përfundimtare. Deklaratën perfundmiatre e miratojne ldieret e BE-se ndersa shtete e rajonit ftohen qe asaj t’i bashkohen. Ndër të tjera, deklarata dënon çdo glorifikim të kriminelëve të luftës dhe kërkon përafrim me politikën evropiane te sanksioneve.


MË SHUME NGA Lajme