11:42 / 25.11.2026
Kryeministri Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
A.B|RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, udhëtoi drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor
Sipas programit të publikuar nga Këshilli Evropian, aktivitetet do të nisin në orën 17:00 me arritjen e pjesëmarrësve, ndërsa në orën 17:40 është paraparë pritja zyrtare.
Seanca plenare do të mbahet në orën 18:00, e pasuar nga fotografia familjare në orën 19:05.
Në përfundim të seancës plenare, rreth orës 19:15, është paraparë konferenca për media, ndërsa samiti do të përmbyllet me një darkë pune në orën 20:00.
Samiti synon të shërbejë si një mundësi për diskutimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.






















