23:15 / 24.11.2026
Haxhiu merr pjesë në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për 28 Nëntorin
A.B/RTKlive
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.
Përmes një postimi, Haxhiu ka theksuar rëndësinë historike të muajit nëntor dhe simbolikën e flamurit kuqezi për shqiptarët.
Ajo ka thënë se flamuri shqiptar ka qenë gjithmonë simbol i shpresës për liri dhe bashkim, duke kujtuar sakrificën e atyre që vuajtën burgjet dhe dhanë jetën për të.
Haxhiu ka theksuar se festa e 28 Nëntorit i bashkon shqiptarët në Tiranë, Prishtinë, Tetovë, Preshevë, Ulqin dhe kudo ku jetojnë ata.
“Ky nëntor le të na gjejë më pranë njëri-tjetrit”, ka shkruar Haxhiu, duke uruar festën e 28 Nëntorit për të gjithë shqiptarët.






















