Arrestime të reja për vrasjen e Arlinda Zekajt, edhe ish-vjehrra e ish-kunati|Video
Islam Haxhiu / RTK
Katër persona janë ndaluar për 48 orë nën dyshimet për përfshirje në vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Sipas njoftimit të Policisë dhe Prokurorisë, dy prej tyre dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë, ndërsa dy të tjerët për ndihmë kryerësve pas kryerjes së veprës penale. Burime të RTK-së brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se në mesin e të ndaluarve janë edhe ish-vjehrra dhe ish-kunati i Arlindës. Ndërkaq sot, nën masa të shtuara sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë është sjellë edhe ish-bashkëshorti i Arlindës, Jeton Sylaj. Seanca ndaj tij është ndërprerë me kërkesë të avokatit të familjes së Arlindës, Besnik Berisha, i cili ka kërkuar ndryshimin e aktakuzës.
Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate bëjnë të ditur se edhe katër persona tjerë janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Dy prej tyre dyshohen për ndihmë në kryerjen e vrasjes së rëndë, ndërsa dy të tjerë për ndihmë ndaj kryerësve pas kryerjes së veprës penale. Sipas komunikatës, ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit të shtetit, në kuadër të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me drejtorinë për hetimin e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda.
Ndërkaq sot, nën masa të shtuara sigurie, në Gjykatën Themelore në Pejë është sjellë edhe ish-bashkëshorti i Arlindës, Jeton Sylaj. Seanca ndaj tij është ndërprerë me kërkesë të avokatit të familjes së Arlindës, Besnik Berisha, i cili ka kërkuar ndryshimin e aktakuzës. Avokati Berisha tha se në aktakuzën e prokurorisë, Arlinda Zekaj nuk është cilësuar si viktimë e ndjeshme, duke e quajtur këtë si lëshim skandaloz.
"I kam kërkuar Gjykatës dhe mekanizmave tjerë që ta tërheqin aktakuzën. Do të kemi një kërkesë nesër për kryeprokurorin e shtetit, do të kërkojmë që aktakuza të tërhiqet, të rivlerësohet kualifikimi dhe faktet që përmban dhe jam i bindur se për këtë rast për të vendosë drejtësia duhet të kualifikohet në një rrethanë tjetër siç është "viktima e ndjeshme" e që lartësia e dënimit të shkon në 5 vjet e jo në 1 vjet siç e kishte të garantuar i akauzuari në aktakuzë", tha Besnik Berisha, avokat i familjes Zekaj.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë. Për vrasjen e saj dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj i cili u arrestua dy ditë pas vrasjes së Arlindës.






















