KFOR-i vazhdon patrullimet në gjithë Kosovën
BKT
Foto: KFOR
Lajme

KFOR-i vazhdon patrullimet në gjithë Kosovën

V.Th / RTKLive

Ushtarët e misionit të KFOR-it po vazhdojnë patrullimet e rregullta në gjithë territorin e Kosovës, me synim ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet.

Në njoftimin e publikuar, KFOR-i bën të ditur se përmes pranisë së vazhdueshme në terren dhe ndërveprimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, pjesëtarët e misionit synojnë të forcojnë besimin dhe të kontribuojnë në sigurinë e të gjitha komuniteteve në vend.

KFOR-i thekson se aktivitetet i zhvillon në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në përputhje me përgjegjësitë përkatëse të secilit institucion.


MË SHUME NGA Lajme