Haxhiu pret ambasadoren e Greqisë, kërkon mbështetjen euroatlantike
BKT
Lajme

Haxhiu pret ambasadoren e Greqisë, kërkon mbështetjen euroatlantike

M.P. / RTKlive

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim shefen e re të Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.

"Me ambasadoren bisedova për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, si dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet dy parlamenteve", ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Ajo ka nënvizuar se ka diskutuar për anëtarësimin e Kosovës në familjen euroatlantike.

"Vëmendje të veçantë i kushtova rrugës evropiane të Kosovës, sidomos në prag të presidencës greke të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2027. Vlerësova mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit dhe theksova rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE", shkroi Haxhiu. 


MË SHUME NGA Lajme