22:48 / 23.11.2026
Lëndohet një ushtar i FSK-së nga shpërthimi i municionit
RTK
Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një shpërthimi të municionit brenda armës në Babaj të Bokës.
Fillimisht, ushtari është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku edhe është duke u trajtuar aktualisht.
Drejtori i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla, ka thënë për RTK-në se i lënduari është në gjendje stabile. "Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe është transferuar në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Syla.






















