Sveçla takon ministrin e Punëve të Brendshme të Japonisë, diskutojnë për sigurinë
BKT
Lajme

Sveçla takon ministrin e Punëve të Brendshme të Japonisë, diskutojnë për sigurinë

V.Th / RTKLive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë në fushën e sigurisë publike, menaxhimit të emergjencave civile dhe sigurisë kibernetike.

Këto çështje ishin në fokus të takimit që Sveçla zhvilloi në kuadër të vizitës zyrtare në Japoni me ministrin për Punë të Brendshme dhe Komunikim të këtij shteti, Hisayuki Fujii.

Përmes një postimi, Sveçla ka bërë të ditur se në takim u diskutua edhe për shkëmbimin e të dhënave dhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë në zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.

Në përfundim, Sveçla ka  ftuar ministrin japonez për vizitë zyrtare në Kosovë, me qëllim të njohjes nga afër me zhvillimet në vend dhe identifikimit të mundësive të reja për bashkëpunim.


MË SHUME NGA Lajme