17:40 / 25.11.2026
Kuvendi sonte ndriçohet me ngjyrë portokalli kundër dhunës me bazë gjinore
G.K/RTKlive
Në kuadër të hapjes së fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, sonte në orën 18:30 do të ndizen dritat portokalli në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kështu ka njoftuar Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun e Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe, sot është hapur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, në kuadër të së cilës gjatë ditëve në vijim do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për ndërgjegjësimin dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore.
'16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore' është një fushatë globale e përvitshme që zhvillohet nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor.






















