12:35 / 28.11.2026
Kurti nga Vlora: Urime Shqipëri, urime shqiptarë!
V.Th / RTKLive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, nga Vlora.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka kujtuar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, kur Kuvendi Kombëtar, i kryesuar nga Ismail Qemali, shpalli krijimin e shtetit të pavarur shqiptar.
“Në Vlorën e Pavarësisë, aty ku më 28 nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i kryesuar nga Ismail Qemali, e shpalli krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, ditëlindjen e të cilit po e festojmë sot. Urime Shqipëri, urime shqiptarë!”, ka shkruar Kurti.






















