13:18 / 28.11.2026
Begaj uron 28 Nëntorin nga Vlora: Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar!
V.Th / RTKLive
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe 114-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, nga Vlora.
Përmes një postimi në Facebook, Begaj ka përcjellë urimet për këtë festë, duke theksuar krenarinë për historinë kombëtare dhe rëndësinë e unitetit për të ardhmen e vendit.
“Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Begaj.
Në fund, ai ka uruar: “Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!”.






















