Ministria e Shëndetësisë: 19 të lënduar gjatë protestës në Tiranë
BKT
Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë: 19 të lënduar gjatë protestës në Tiranë

RTSH

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Shqipërisë ka përditësuar bilancin e personave të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 persona të lënduar, mes tyre pesë efektivë policie, katër përfaqësues të medias, njëri prej të cilëve shtetase e huaj, si dhe tetë protestues.

Ministria bën të ditur se të gjithë të lënduarit në Spitalin e Traumës paraqiten në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur edhe dy persona të tjerë, një efektiv policie dhe një protestues.

Në total, deri në përditësimin e fundit, janë raportuar 19 persona të lënduar gjatë protestës.


MË SHUME NGA Shqipëri