22:44 / 28.11.2026
Misioni i SHBA-së në NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë
A.B|RTKLive
Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO ka uruar Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, duke vlerësuar angazhimin e saj për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shqipëri. Aleanca jonë e NATO-s është themeli i mbrojtjes sonë të përbashkët. Ne mirëpresim angazhimin e Shqipërisë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, për të forcuar sigurinë kolektive”, thuhet në urimin e publikuar në platformën X.
Më tej, Misioni thekson se të dyja vendet po përballen së bashku me kërcënimet kibernetike, krimin ndërkombëtar dhe kartelet, për të garantuar sigurinë e të dy popujve.






















