12:04 / 16.04.2019
Rumania do të mbështesë çeljen e negociatave me Shqipërinë
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Meleşcanu gjatë takimit në Bukuresht me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare.
“Kënaqësi e veçantë të takoj në Bukuresht ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Teodor Meleşcanu, i cili siguroi për mbështetjen e plotë të Presidencës Rumune të BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë”, – thekson Spiropali.























