Lumi i Shalës në vjeshtë, ujërat e kristalta dhe malet krijojnë një peizazhi magjepsës
BKT
Shqipëri

Lumi i Shalës në vjeshtë, ujërat e kristalta dhe malet krijojnë një peizazhi magjepsës

atsh

Lumi i Shalës në vjeshtë ofron një pamje magjike dhe të qetë, ku uji kristalor blu ndërthuret me ngjyrat e arta, të kuqe dhe të verdha të pyjeve përreth, veçanërisht të gështenjave dhe bliri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video nga bukuritë e këtij destinacioni, duke e cilësuar atë si një perlë të natyrës shqiptare.

“Lumi i Shalës, një perlë e natyrës shqiptare, ku ujërat e kristalta, malet madhështore dhe bukuria e paprekur krijojnë një peizazh magjepsës”, shkruan Rama.

Lumi i Shalës tërheq çdo vit vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët zgjedhin ta eksplorojnë zonën përmes udhëtimeve me varkë, ngjitjeve në majat përreth, zhytjes në ujërat e freskëta të lumit, si dhe të shijojnë ushqimet tradicionale që ofrohen në bujtinat e ngritura pranë tij.

Lumi i Shalës buron rrëzë Alpeve dhe ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Drin. Lumi i Shalës dallohet për ujin e tij të veçantë ngjyrë blu të thellë.

Ai është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish, por më e përhapura është trofta, që rritet vetëm në ujërat e ëmbla. Ngjyra e kaltër dhe e ftohtë e ujit është karakteristike e këtij lumi, shkëmbinjtë e thepisur që e rrethojnë, duken sikur prekin qiellin.


MË SHUME NGA Shqipëri