Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Vala Pupovci – dietologe, ajo do të flas për aneminë dhe trajtimi përmes ushqimit.
Kurse mysafire e dytë do të jetë Remzije Shahini Hoxhaj - profesoreshë e gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë, e cila do të flas për edukimi media.
E ftuara e tretë do të jetë Lola Shehu - autore e librit ”Zonja misterioze”, i cili do të promovohet të mërkurën.
Në lidhje të Drejtpërdrejt do të jetë Valmira Haxhaj Gushlla, e cila do të flas për Sfida e dizajnit 2019 dhe ekspozita e Teknologjisë Arsimore.
Emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























