Ambasadori francez në Beograd i prekur nga media serbe për katedralen
BKT
Lajme

Ambasadori francez në Beograd i prekur nga media serbe për katedralen

rtklive.com

Ambasadori francez në Serbi Frederik Mondoloni ka thënë se janë skandaloze shkrimet e disa medieve serbe rreth djegjes së Notre Dame.

Ai vlerësoi se ishin skandaloze shkrimet “ se zjarri që e përfshiu Notre Dame ishte një dënim për vendosjen e flamurit të Kosovës në atë katedrale në përvjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore, por gjithashtu falënderoi autoritetet dhe qytetarët e Serbisë për mesazhet mbështetëse. Mondoloni u tha gazetarëve në Beograd se komentet negative e kanë prekur thellë dhe se ai ka vetëm përbuzje për njerëzit që thonë gjëra të tilla. "Unë mendoj se njerëzit që bëjnë këtë duke pretenduar të mbrojnë vendin e tyre, në të vërtetë bëjnë dëm të madh", tha Mondoloni. "Ajo që ndodhi mbrëmë në Paris është një tragjedi për të gjithë Francën dhe popullin francez," tha ambasadori, duke shtuar se "jeta u ndal për disa orë në Francë, ndërsa zjarrfikësit luftuan me zjarrin".

Disa media serbe kishin raportuar se djegia e katedrales erdhi si dënim nga Zoti për gjetjen e flamurit të Kosovës aty. 


MË SHUME NGA Lajme