11:38 / 17.04.2019
La Liga, dedikim për Messin: Më i miri i historisë!
La Liga i bëm homazh Lionel Messit pas kualifikimit të Barcelonës në gjysmëfinale të Championsit, ku në sfidën e kthimit argjentinasi rezultoi vendimtar me një dygolësh që në pjesën e parë.
Goli i parë i realizuar nga “Pleshti” ishte një perlë nga repertorit të tij, ndërsa në pjesën e dytë tregoi një nivel të lartë, duke mos u dhënë asnjë shans “Djajve të Kuq” që të riktheheshin në lojë.
Në një postim në Twitter, LA Liga shkruan për të gjithë ndjekësit e saj:
Mesi është:
A – Më i miri i historisë
B– Lojtari më i mirë që kam parë
C – Sportisti më i mirë i të gjitha kohërave
D– Të gjitha janë të vërteta
























