Reali synon Olisen, Bayerni kërkon 300 milionë euro për francezin
F.B/RTKLive
Real Madridi do të duhet të shpenzojë një shumë marramendëse nëse dëshiron ta transferojë Michael Olisen nga Bayern Munich.
Sulmuesi francez, 24-vjeçar, është shndërruar në një prej yjeve kryesorë të futbollit evropian që prej transferimit te bavarezët nga Crystal Palace. Në 122 paraqitje me fanellën e Bayernit, Olise ka realizuar 54 gola dhe ka dhuruar 52 asistime.
Interesimi i Real Madridit për reprezentuesin e Francës është raportuar vazhdimisht në mediat sportive, por kampionët gjermanë nuk kanë ndërmend të heqin dorë lehtë nga shërbimet e tij.
Sipas “AS”, Bayern Munichu do të ishte i gatshëm të niste negociatat vetëm në rast të një oferte prej së paku 200 milionë eurosh. Ndërkohë, shuma e kërkuar mund të arrijë deri në 300 milionë euro.
Nëse realizohet një transferim për këtë shumë, Olise do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori, duke kaluar Neymarin, i cili në vitin 2017 u transferua nga Barcelona te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro.























