Ronaldinho rikthehet në fushën e futbollit pas njëmbëdhjetë vjetësh
UK/RTKLive.com
Legjenda braziliane e futbollit, Ronaldinho, është rikthyer në fushën e gjelbër pas njëmbëdhjetë vjetësh. Në moshën dyzet e gjashtë vjeçare, ai ka luajtur dyzet e pes minuta në derbin mes Ravenna dhe Forli, duke dhënë kontribut edhe në aksionin e golit të parë të skuadrës së tij.
Fillimisht ishte planifikuar që braziliani të luante vetëm rreth tridhjetë minuta, por ai ka qëndruar në fushë deri në përfundim të pjesës së parë.
Ronaldinho ka treguar disa nga cilësitë që e kanë bërë një prej futbollistëve më të dashur të gjeneratës së tij. Në minutën e tetëmbëdhjetë, ai ka ekzekutuar një goditje nga këndi, pas së cilës Giulio Donati ishte pranë shënimit.
Kontributi më i rëndësishëm i tij ka ardhur në minutën e tridhjetë e pestë, në aksionin që ka sjellë golin e epërsisë për Ravenna. Ronaldinho e ka mbajtur topin dhe më pas ia ka pasuar Lorenzo Lonardit, i cili e ka vazhduar aksionin drejt Donatit.
Braziliani ka prekur topin njëzet e tetë herë dhe ka kompletuar shtatëmbëdhjetë nga njvzet e një pasimet e tij, me saktësi prej tetëdhjetë e një për qind. Ai ka qenë pranë edhe një asistimi, por nuk ka arritur të shënojë gol.
Në tribunat e stadiumit ka qenë edhe ish-bashkëlojtari i tij te Milan, Dida, ndërsa rikthimi i Ronaldinhos është përcjellë me emocione dhe brohoritje nga tifozët.























