Kosova sot përballet me Izraelin në Ligën e Kombeve
BKT
Sport

Kosova sot përballet me Izraelin në Ligën e Kombeve

A.B/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në futboll luan sot kundër Izraelit, në kuadër të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00.

Dardanët, të drejtuar nga përzgjedhësi Franco Foda, synojnë të marrin pikë të rëndësishme në këtë përballje, e cila është e parafundit në këtë edicion të garës.

Në prag të ndeshjes, Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit, ndërsa atmosfera në kampin e kombëtares është e mirë.