Kane vendos rekord dhe i siguron fitoren Anglisë
BKT
Sport

Kane vendos rekord dhe i siguron fitoren Anglisë

UK/RTKLive.com

Anglia ka mposhtur Kroacinë me rezultat 2:1, në një ndeshje të veçantë për kapitenin Harry Kane, i cili është bërë futbollisti me më së shumti paraqitje në historinë e përfaqësueses angleze.

Kane e ka zhvilluar ndeshjen e tij të 126-të me Anglinë dhe e ka shënuar golin e fitores nga penalltia.

Morgan Rogers e ka shënuar golin e parë për anglezët, ndërsa Petar Sucic ka barazuar për Kroacinë.

Në pjesën e dytë, Kane ka realizuar nga pika e bardhë për rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Anglia e ka siguruar një përballje vendimtare me Spanjën të dielën, ku do të përcaktohet kryesuesi i Grupit A3.