23:11 / 12.11.2026
“Showdown for Legacy V”, bokiserët shqiptarë dalin në ring kundër të tjerëve
Valon Jakupi / RTK
Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi do të jetë në qendër të vëmendjes në mbrëmjen e madhe të boksit “Showdown for Legacy V”, që është të shtunën e ku do të përballet me venezuelianin Ricardo Guarapana.
Dueli do të zhvillohet në kategorinë gjysmë të rëndë dhe është paraparë të zgjasë dhjetë raunde. Dy boksierët tashmë janë takuar në MHP Arena në Stuttgart, ku kanë pozuar së bashku para përballjes së shumëpritur.
Në këtë mbrëmje të boksit do të ketë edhe disa përballje të tjera me pjesëmarrjen e boksierëve shqiptarë kundër kundërshtarëve nga vende të ndryshme.
Në program janë edhe duelet Rama – Schwartz, Ejupi – Arnold, Cakiqi – Rodriguez dhe Kelmendi – Baron.
Meçet e boksit do të transmetohen te RTK.























