Ben Shimon para ndeshjes me Kosovën: Ka ekip të mirë
RTKlive
Përzgjedhësi i Izraelit, Ran Ben Shimon, ka folur në konferencën për media para përballjes me Kosovën, duke vlerësuar se të dyja kombëtaret kanë nivel të përafërt.
Ai e cilësoi Kosovën si një kundërshtar me ekip të mirë, ndërsa theksoi se rezultatet e përballjeve të kaluara nuk do të jenë përcaktuese për ndeshjen e radhës.
“Mendoj që Kosova dhe Izraeli pak a shumë e kanë nivelin e njëjtë. Mund të them që të dyja janë ekipe relativisht të vogla. Sa i përket rezultateve të së kaluarës, nuk bazohemi te historia. Kosova me të vërtetë ka një ekip të mirë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Ben Shimon.
Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet nesër, në një përballje ku të dyja përfaqësueset do të kërkojnë rezultat pozitiv.
Nga tri përballjet e zhvilluara mes këtyre dy kombëtareve, Kosova ka arritur të regjistrojë një fitore.























