Japonia mposht Brazilin në miqësore
BKT
Sport

Japonia mposht Brazilin në miqësore

UK/RTKLive.com

Japonia ka shënuar fitore të madhe ndaj Brazilit, me rezultat 3:2, në një ndeshje miqësore të zhvilluar në kuadër të serisë “Mizuho Blue Challenge”.

Heroi i japonezëve ka qenë Tatsuhiro Sakamoto, i cili ka shënuar golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes.

Japonia ka kaluar në epërsi me dy gola. Fillimisht, Takefusa Kubo ka realizuar për 1:0, ndërsa Keito Nakamura e ka dyfishuar epërsinë pas një aksioni të bukur.

Megjithatë, Brazili ka reaguar përmes Vinicius Junior, i cili ka shënuar një gol të bukur nga distanca dhe e ka ngushtuar rezultatin në 2:1 para përfundimit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Vinicius Junior e ka realizuar edhe golin e tij të dytë personal, duke barazuar rezultatin në 2:2.

Kur dukej se ndeshja do të përfundonte baras, Sakamoto ka shënuar në minutat shtesë, duke i siguruar Japonisë fitoren 3:2.

Ndeshja është karakterizuar edhe nga tensionet në fund, ku trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, si dhe futbollisti Raphinha janë ndëshkuar me kartonë të kuq.

Kjo fitore është një lloj hakmarrjeje sportive për Japoninë, e cila ishte eliminuar nga Brazili në përballjen e tyre në Kupën e Botës 2026.

Japonia vazhdon kështu serinë pozitive, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në ndeshjet miqësore.