Ardian Krasniqi fiton me nokaut
BKT
Sport

Ardian Krasniqi fiton me nokaut

UK/RTKLive.com

Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi ka shënuar fitoren e katërmbëdhjetë në po aq meçe në boksin profesionist, pasi e ka mposhtur venezuelianin Ricardo Guarapana me nokaut në raundin e tretë.

Përballja është zhvilluar të shtunën mbrëma në palestrën Scharrena në Stuttgart, në kuadër të mbrëmjes së madhe të boksit “Showdown for Legacy V”.

Krasniqi e ka dominuar duelin dhe ka arritur ta mbyllë atë para kohe, duke e ruajtur rekordin e përsosur prej katërmbëdhjetë fitoresh në katërmbëdhjetë meçe profesioniste.

Synimi i boksierit shqiptar për vitin e ardhshëm është të luftojë për titullin e kampionit të botës.

Në këtë mbrëmje boksi fitore kanë shënuar edhe Isuf Kelmendi dhe Victor Cakiqi, si dhe Drilon Rama.

Ndërkohë, Arian Ejupi ka pësuar humbje në meçin për titullin e kampionit të botës për të rinj.

Meçet e mbrëmjes “Showdown for Legacy V” u transmetuan në RTK.