Belgjika eliminon Italinë nga çerekfinalet
BKT
Sport

Belgjika eliminon Italinë nga çerekfinalet

UK/RTKLive.com

Belgjika ka shënuar fitore bindëse ndaj Italisë, duke e mposhtur me rezultat 4:1 në Bruksel dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kombeve.

Italianët e kanë nisur më mirë ndeshjen dhe kanë kaluar në epërsi në minutën e shtatë, me golin e Pio Espositos.

Megjithatë, Belgjika është kundërpërgjigjur shpejt. Maxim De Cuyper e ka barazuar rezultatin në minutën e pesëmbëdhjetë, ndërsa Nathan Ngoy e ka përmbysur rezultatin në të mirë të vendasve.

Në minutën e njëzet e shtatë, Jeremy Doku ka realizuar një gol të bukur pas një aksioni individual, duke e çuar rezultatin në 3:1.

Italia është përpjekur të rikthehet në lojë në pjesën e dytë, por nuk ka arritur ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes. Diego Moreira e ka vulosur fitoren e belgëve me golin e katërt, dhjetë minuta para fundit.

Italia ka pasur mundësi ta zbusë humbjen në minutat shtesë, por portieri Senne Lammens e ka pritur penalltinë e Francesco Espositos.

Me këtë humbje, Italia ka rënë nga vendi i parë në të tretin e grupit dhe do të luajë në ndeshjet e plejofit për qëndrim në Ligën A. Belgjika, në anën tjetër, është kualifikuar në çerekfinale.