Anglia mposht Spanjën me një lojtar më pak
BKT
Sport

Anglia mposht Spanjën me një lojtar më pak

UK/RTKLive.com

Anglia ka shënuar fitore të madhe në udhëtim ndaj Spanjës, duke e mposhtur me rezultat 3:2, pavarësisht se ka luajtur me një futbollist më pak në pjesën e fundit të ndeshjes.

Kjo humbje i ka dhënë fund serisë prej dyzet e tri ndeshjesh pa humbje të Spanjës pas nëntëdhjetë minutave lojë.

Harry Kane e ka kaluar Anglinë në epërsi në minutën e dyzet e pestë, nga pika e bardhë, pasi ishte ndalur në mënyrë të palejuar në zonë nga Pau Cubarsi.

Anglia e ka nisur më mirë edhe pjesën e dytë. Fillimisht, Ezri Konsa ka shënuar me kokë në minutën e pesëdhjetë e tretë, pas një harkimi nga këndi të Declan Rice. Vetëm katër minuta më vonë, Ben White e ka realizuar golin e tretë, pas asistimit të Jude Bellingham.

Megjithatë, ndeshja është bërë shumë më e vështirë për mysafirët në minutat e fundit. Elliot Anderson është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj Lamine Yamalit në zonë, ndërsa Spanja ka fituar penallti.

Mikel Oyarzabal e ka shndërruar në gol penalltinë, kurse Nico Williams e ka ngushtuar rezultatin në 3:2 pas një asistimi të Yamalit.

Spanja ka kërkuar edhe golin e barazimit, por portieri James Trafford ka bërë dy pritje vendimtare në fund të ndeshjes, duke ia siguruar Anglisë fitoren.

Me këtë sukses, Anglia e ka përfunduar grupin në vendin e parë dhe ka siguruar avantazhin e ndeshjes së kthimit në shtëpi në çerekfinale. Spanja është renditur e dyta.