14:43 / 17.04.2019
Rita Ora për vizitën në Kosovë: S’do ta harroj kurrë
Rita Ora ka folur sërish për Kosovën.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, kujtoi ditët që ishte në vendlindjen e saj për një mision bamirës në bashkëpunim me Unicef-in.
Ajo postoi në Instagram një fotografi, derisa ishte duke vizituar familje në nevojë, mbi të cilën shkroi: “Kujtimet qe UNICEF më dha në vendlindjen time, ishte diçka që vërtetë nuk do ta harroj kurrë”.
Rita ishte javën e kaluar në Kosovë e shoqëruar nga prindërit e saj.
























