15:10 / 17.04.2019
4 kandidatë të PD dhe LSI pranojnë mandatin e deputetit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, pritet të marr vendim për dhënien e katër mandateve për deputetë nga lista shumemrore e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së enjtes, pritet të jap mandatin e deputetit, kandidatit të listës shumemërore të PD në Qarkun Gjirokastër, Fatjon Koço, kandidatit të listës shumemërore të PD, Qarku Korçë, Andi Përmeti si dhe kandidatit të listës shumemërore të Partisë Demokratike, Qarku Tiranë, Erion Picirin.
Po ashtu, KQZ do shqyrtojë të enjte dhe dhënien e mandatit të deputetit, kandidatit të listës shumemërore të LSI-së, Eugen Bojaxhi, Qarku Berat. /Atsh























