Trepça ‘89 dhe Feronikeli bëjnë hapin e madh për finalen e Kupës
BKT
Sport

Trepça ‘89 dhe Feronikeli bëjnë hapin e madh për finalen e Kupës

Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.

Në Gjakovë, skuadra e Vëllaznimit ka pësuar një debakël nga Trepça ‘89 me rezultat 0-4.

Djelmoshat e Ismet Munishit gjatë gjithë kohës ishin më të mirë, mirëpo, skuadra mysafire arriti që shumë mirë ti shfrytëzoj sulmet e pakta që kishte dhe të shënoi 4  gola.

Golat për skuadrën mysafire i shënuan Engjëll Hoti, Art Manaj, Kaçiu, dhe Traore.

Edhe në ndeshjen tjetër të zhvilluar në Suharekë, fitues ka dalur skuadra mysafire që kësaj radhe ishte Feronikeli.

Skuadra e Zekirja Ramadanit mposhti Ballkanin vendas me rezultat 1-2.

Golat për skuadrën nga Drenasi i shënuan Mevlan Zeka dhe Mendurim Hoti, ndërsa për rezultatin përfundimtar shënoi Berisha i Ballkanit në minutat e fundit të ndeshjes, transmeton Olle.

Kujtojmë që duelet e kthimit do të luhen më 1 maj.