17:24 / 17.04.2019
Ferguson nuk ka dyshime: Messi është futbollisti më i mirë
Sir Alex Ferguson ka folur pas eliminimit të Manchester United nga Barcelona.
Ish trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka komentuar eliminimin e skuadrës së zemrës dhe njëkohësisht ka dhënë një mendim rreth Lionel Messit.
Legjenda skoceze ka thënë se argjentinasi është aktualisht më i mirë në histori.
“Këtë Messi që e pashë para 10 vitesh ishte rrugës për t’u bërë më i miri, Messin që e pashë sot është tashmë më i miri”, ka thënë Ferguson.
“Ai ishte i magjishëm dhe vështirë të ndalet një lojtar me një talent të tillë”, ka shtuar më tej legjenda e Manchester United.























