Karandrea: Universiteti jonë, zgjedhje e vogël evropiane brenda Shqipërisë
BKT
Shqipëri

Karandrea: Universiteti jonë, zgjedhje e vogël evropiane brenda Shqipërisë

Në Panairin e Edukimit 2019, po merr pjesë edhe universiteti katolik i Tiranës “Zoja e Këshillit të Mirë”, universitet ky që ofron programe bashkëkohore të studimit në drejtimin e mjekësisë, të farmacisë, ekonomisë dhe atë të arkitekturës.

Në kuadër të këtij panairi, përfaqësues të këtij universiteti, po paraqesin ofertën e programeve të veta të studimit para studentëve të Kosovës.

E, për të qenë pjesë e ndonjërit nga programet e studimit tek “Zoja e Këshillit të Mirë”, nevojitet një italishte bazike, pasi që mësimi dhe literatura janë në këtë gjuhë.

Drejtoresha ekzekutive e këtij universiteti , Evis Karandrea, thotë se garantojnë sukses për të gjithë ata që ndjekin studimet pranë këtij institucioni, pasi 98 përqind e atyre që kanë përfunduar studimet janë të punësuar.

Ajo thekson se gjuha nuk përbën aspak pengesë, pasi që universiteti ka edhe Qendrën e Gjuhëve, e cila asiston në njohjen dhe përmirësimin e gjuhës italiane.

Janë bërë tash tri ditë që përfaqësueset e universitetit “Zoja e Këshillat të Mirë” po qëndrojnë në Kosovë.

Andaj, Karandrea thotë se kanë pasur kohë të mjaftueshme që të shohin interesimin e madh të studentëve të vendit për këtë universitet.

Se studentët kosovarë që kanë vijuar mësimet në këtë universitete janë shumë të suksesshëm në Tiranë, ajo thotë se e dëshmon edhe rasti i njërës nga studentet, e cila ka arritur të hap biznesin e saj farmaceutik.

Ajo flet edhe për të veçantat tjera që ofrojnë si universitet, ku krahas mësimit në teori, ofrojnë edhe punën praktike.

Karandrea thotë se si universitet ofrojnë edhe bursa të cilat ndahen në bazë të kriterit të mesatares dhe kriterit të nevojës ekonomike.

Sipas saj, edukimi është ajo që bën diferencën në jetë dhe kjo do t’i jep mundësinë të gjithë studentëve që të ndërtojnë një Shqipëri dhe Kosovë evropiane.

Ndryshe, universiteti “Zoja e Këshillit  të mirë”, me frymëzim katolik, vepron në Shqipëri si aktor zhvillimi, duke respektuar traditat fetare vendore, në një perspektivë ndërkombëtare. Veprimtaritë akademike realizohen në bashkëpunim të ngushtë me universitete të rëndësishme Italiane (Universiteti i Barit, Universiteti i Romës “Tor Vergata”, Universiteti i Milanos, Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Palermos, Universiteti Katolik i Milanos, Universiteti i Firences), të cilët marrin pjesë me trashëgiminë e tyre formuese, në rritjen e këtij Universiteti në Shqipëri.


MË SHUME NGA Shqipëri