18:17 / 17.04.2019
Reka: Të parandalojmë ikjen e të rinjve
Kandidati shqiptarë për president, Blerim Reka, i mbështetur nga Aleanca dhe Besa theks të veçantë vazhdoi të vë mbi ndalimin e eksodit të popullit të Maqedonisë.
Sipas tij, angazhimi i tij kryesorë si president do të jetë përmirësimi i gjendjes në shtetin tonë, me qëllim që të ndalet migrimi. Reka këtë synon ta arrijë përmes ndryshimit të politikave shtetërore.























