21:36 / 17.04.2019
Manchester City rikthen epërsinë
Manchester City ka rikthyer epërsinë, 3-2, në ndeshjen e sotme që është duke e zhvilluar kundër Tottenham Hotspur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ishte Raheem Sterling (4’), ndërsa Heung-Min Son shënoi dy gola të shpejtë (7’ dhe 10’), për të sjellë epërsinë e mysafirëve, por që menjëherë erdhi përgjigja e vendasve duke barazuar shifrat në 2-2, me golin e shënuar nga Bernardo Silva (11’), por Sterling (21’) doli sërish në skenë duke rikthyer epërsinë.
Ndeshjen e parë e ka fituar Tottenham si vendas me rezultat 1-0.























