Parashikimi i motit në Shqipëri, 18 prill 2019
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës e zhvillim të vranësirave kryesisht në mesditë dhe pasdite.
Parashikohen reshje shiu në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht përgjatë relieveve malore ndërsa do të ketë shtrëngata të izoluara.
Për shkak të paqëndrueshmërisë, parashikohet mjegull dhe mjegullinë lokale.
Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim-Veriperëndim 1-10m/sek. Në bregdet deri në 15m/s.
Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 2-3.
QYTETET Temperaturat në °CSigla
Shkodër 9/23diell re
Kukës 7/20diell re
Lezhë 10/23diell re
Dibër 6/18diell shi
Durrës 8/22diell re
Tiranë 9/23diell re
Elbasan 7/22diell shi
Berat 4/23diell re
Vlorë 7/22diell re
Korcë 3/16diell shi
Gjirokastër 2/22diell shi
Sarandë 7/22diell re























