Fansat të shqetësuar nga deklarata e Britney Spears
BKT
Magazina

Fansat të shqetësuar nga deklarata e Britney Spears

Mami i Britney Spears, Lynne, ka shqetësuar fansat pas një postimi në Instagram.

Ndërsa këngëtarja po kontrollohet në një qendër psikiatrike për problemet e shëndetit mendor, mesazhi i Lynne shkaktoi panik tek fansat.

“Kur luftëtarët e Perëndisë ulen në gjunjë, beteja nuk mbaron. Ajo sapo ka filluar”-shkroi ajo, transmeton lapsi.Babai i Britney, Jamie, i cili nuk është më me Lynne, është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të problemeve në zorrën e trashë.

Ai gjithashtu është kujdestari i këngëtares dhe kontrollon financat e saj që kur avokati i Britney dha dorëheqjen muajin e kaluar. Dhe për shkak të sëmundjes së Jamie, këngëtarja përfundoi në spital psikiatrik.


MË SHUME NGA Magazina