Haradinaj:Samiti i Berlinit, përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve
BKT
Lajme

Haradinaj:Samiti i Berlinit, përpjekje për normalizimin e marrëdhënieve

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj e mirëpret takimin e Berlinit që do të mbahet më 29 prill e që kryesohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Ky takim sipas Haradinajt për mënyrën e avancimit të përpjekjeve drejt normalizimit dhe pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Mirëpres takimin e Nivelit të Lartë Joformal më 29 prill në Berlin, që bën bashkë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, e që kryesohet nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Ky takim ofron një mundësi të madhe për këmbimin e pikëpamjeve rreth sfidave që rëndojnë rajonin tonë dhe për diskutim të hapur e sinqertë për mënyrat e avancimit të përpjekjeve drejt normalizimit dhe pajtimit përfundimtar të Kosovës dhe Serbisë.


MË SHUME NGA Lajme