16:19 / 18.04.2019
Rama: Me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar
“Me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke reaguar ndaj raportit për lirinë e medies, të organizatës botërore “Reporterët pa kufij”.
Rama theksoi se “ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit, po ashtu”.
“Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar”, tha Rama. /Atsh























