Mbretëresha e popit ka publikuar këngën e parë dhe paralajmëron albumin
BKT
Magazina

Mbretëresha e popit ka publikuar këngën e parë dhe paralajmëron albumin

Ylli latino Maluma dhe mbretëresha e pop muzikës Madonna janë bashkuar dhe kanë incizuar këngën “Medellin”, kritikët tashmë e kanë vlerësuar si jashtëzakonisht senzuale.

“Madonnën e kam njohur në Nju Jork, pas kësaj kam pasur rastin të shoqërohem me të në Los Angeles. Ka qenë në studion dhe iu bashkova”, ka thënë Maluma për duetin.

Ato të dyja këngën e fillojnë me numërim, pastaj Madonna fillon të këndojë anglisht, deri sa Maluma këndon spanjisht. Kënga për një kohë të shkurtër ka tubuar mbi dy milionë shikime në YouTube, ndërsa pritet që spoti të publikohet së shpejti.


MË SHUME NGA Magazina