Drejtori i Stacionit të Autobusave mohon arrestimin, e quan trillim
Komisioni i Aksionarëve i `NPL STACIONI I AUTOBUSAVE`, në Prishtinë, njofton se lajmi për kinse arrestimin e Kryeshefit Ekzekurtiv të ndërmarrjes, Luan Hoti është i pavërtetë dhe i trilluar.
Nëpërmjet një njoftimi për media Komisioni i Aksionarëve i' NPL STACIONI I AUTOBUSAVE', bënë të ditur se ky lajm është plasuar me qëillme të caktuara.
''Ky lajm i trilluar është plasuar nga keqdashësit e NPL STACIONI I AUTOBUSAVE, gjë që na dëshmon fuqishëm se Aksionarët, Bordi dhe Kryeshefi Ekzekutiv janë në rrugën më të drejtë për të vendosur rend dhe ligj në këtë ndërmarrje publike. Kryeshefi Ekzekutiv, Luan Hoti, është përzgjedhur njëzëri nëpërmjet konkursit publik nga komisioni vlerësues i ndermarrjes publike dhe nga Ambasada e Britanisë së Madhe", thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit ky lajm i trilluar, por edhe të gjitha trillimet e tjera që mund të pasojnë, vetëm sa do ta fuqizojnë edhe më shumë punën e komplet ekipit në eliminimin e dukurive të shëmtuara në ndërmarrjen publike.
''Ne nuk do të ndalemi në rrugën tonë të drejtë për transformimin e 'NP STACIONI I AUTOBUSAVE' në një ndërmarrje profitabile publike, në shërbim të të gjithë qytetarëve'', thuhet në njoftimin për media.























