Shqipëria blen tre helikopterë amerikanë “Black Hawk”
Ministria e mbrojtjes së Shqipërisë ka kumtuar sot se ShBA do të furnizojë Shqipërinë me tre helikopterë të tipit “Black Hawk” me qëllim që Shqipëria të forcojë kapacitetet e saj ushtarake, shkruan “Pravda".
Në kumtesën e ministrisë shqiptare të mbrojtjes thuhet se ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka e cila ndodhet në vizitë në ShBA ka nënshkruar marrëveshjen për furnizim me Gardën Kombëtare të Nju Xhersi, ka njoftuar AP.
Helikopterët janë pjesë ë pakos së mbështetjes amerikane për Shqipërinë, e cila që nga viti 2009 është pjesë e NATO-së dhe po zëvendëson armatimit e vjetër me armatim të ri në përputhje me standardet e aleancës.
Të përkujtojmë shkruan “Pravda” se Serbia do të ketë 4 helikopterë Mi-35. Bëhet fjalë për helikopterët që në Serbi janë quajtur “karroca e djallit”, ndërkohë që jo zyrtarisht emërtimi rus për Mi-35 – është “krokodili”. Ky helikopter është i blinduar dhe armatosur rëndë që mbështetet në shpejtësi dhe aftësi manovruese.























