Spikasin Real-Athletic dhe PSG-Monaco!
BKT
Sport

Spikasin Real-Athletic dhe PSG-Monaco!

E diela është dita e Realit të Madridit në La Liga. Los Blancos do të kërkojnë t’i kundërpërgjigjen në një farë mënyre, Barçës dhe Atleticos që bënë detyrën të shtunën duke fituar me rezultat minimal respektivisht ndaj Real Sociedad dhe Eibar.

Në Santiago Bernabeu në orën 16:15, skuadra e Zidane pret Athletic Bilbaon një skuadër të etur për pikë dhe që lufton për t’u kualifikuar në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm.

Një sfidë me aromë europiane është ajo mes Real Betis dhe Valencias që do të luhet në mbrëmje. Andaluzianët do të kërkojnë të “hakmerren” në një farë mënyre për eliminimin që u shkaktoi Valencia në Kupën e Mbretit.

Në orën 14:00 një sfidë shumë interesante është edhe ajo mes Getafes dhe Sevillas. Por e diela e futbollit në Supersport nuk është vetëm La Liga, pasi sot luhet edhe klasikja e futbollit francez mes Paris Saint Germain dhe Monaco, një ndeshje në të cilën skuadrës së Thomas Tuchel i duhet vetëm një pikë për të fituar edhe zyrtarisht titullin kampion, gjithmonë nëse Lille fiton në transfertën ndaj Toulouse.

Në Holandë, PSV Eindhoven ka një ndeshje të lehtë në letër ndaj Den Haag, ku objektivi do jetë të fitojë dhe të mbajë gjallë deri në fund shpresat për titull.

Nëpërmjet kanalit Eurosport 2 në Supersport do të keni mundësi të ndiqni edhe Bundesligën gjermane ku sfida më e rëndësishme është ajo e orës së 15:30 mes Freiburg dhe Dortmundit me skuadrën e Ambir Abrashit që do të tentojë t’i japë një asist Bayernit në garën për titull. /SS/