Vazhdon aksioni për largimin e taksive ilegale në kryeqytet
BKT
Lajme

Vazhdon aksioni për largimin e taksive ilegale në kryeqytet

Albulena Bytyqi, Radio Kosova

Inspektorati i komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar aksionin për largimin e taksive ilegale në kryeqytet. Adonis Tahiri, drejtor i inspekcionit komunal, tha për Radio Kosovën, se aksioni ka për qëllim zbatimin e rendit dhe ligjit në transportin e udhëtarëve dhe mallërave në kryeqytet.

Aksioni për konfiskimin e taksive ilegale, ka për qellim të krijojë rend dhe rregull në transportin e udhëtarëve në komunën e Prishtinës. Kështu tha  për Radio Kosovën, Adonis Tahiri, drejtor i inspekcionit komunal. Ai tha se aksioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Ne jemi duke i konfiskuar automjetet e taksisteve që nuk kane leje të punës nga  komuna, dhe jemi duke ndërmarr masa edhe ndaj taksive që nuk kanë leje nga Komuna e Prishtinës, por nga komunat e tjera në raste kur këta ndërhyjnë ne linjat e tjera.

Tahiri, thotë se bashku me pjestarët e policisë janë ne terren me shume ekipe të inspeksionit ne mënyre që të vendosin rregull sa i përket transportit në Prishtinë.

Gjithashtu kemi shtuar kontrollin  ne autobus, për të par nëse i kanë licencat e duhura, sepse ka autobus që janë linja nderurbane qe vijnë nga Gjilani, Podujeva qe hyjnë brenda qytetit të Prishtinës e qe i shfrytëzojnë stacionet e trafikut urban që nuk është e lejuar. Ata duhet të shkojnë direkt ne stacionin e autobusëve dhe ta bëjnë zbrazjen e udhëtareve.

Ndryshe dënimi për pronarët e taksive ilegale që qarkullojnë në Komunën e Prishtinës është 100 euro, duke mos u përfshi këtu edhe shpenzimet për bartjen me merimangë.

 


MË SHUME NGA Lajme