Vetëvendosje s’voton për kandidatët e Listës Serbe
BKT
Lajme

Vetëvendosje s’voton për kandidatët e Listës Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar certifikimin e subjekteve politike për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të vendit

Valmira Selmani, nga Zyra për Certifikimi të Subjekteve Politike, tha se nga PDK-ja dhe VV-ja janë plotësuar të gjitha kushtet për të marrë pjesë në zgjedhje.

“Kanë garuar tri parti politike PDK, VV dhe Lista Serbe. Kushtet për certifikim nga PDK-ja janë në përputhje të neneve për zgjedhje të përgjithshme dhe lokale dhe nenin për certifikimin e kandidatëve. Kjo parti nuk ka pasur gjoba të shqiptuara. Kandidatët: Leposaviq-Shaqir Hetemi; Zubin Potok- Hysen Mehmeti, Zveçan- Ilir Peci dhe Mitrovicë veriore- Gonxhe Çaushi”.

“Janë plotësuar të gjitha kushtet që subjekti politik së bashku me kandidatët e saj të certifikohen.  Kandidatët e VV-së janë Leposaviq- Fisnik Veseli; Zubin Potok- Liridona Karimani; Zveçan- Avdi Peci dhe Mitrovicë veriore- Erden Adiq”.

Partia Demokratike të Kosovës (PDK) Lëvizjes “Vetëvendosje” edhe Lista Serbe kanë aplikuar në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për certifikim në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 maj të këtij viti.

Afatin për aplikim për certifikim të subjekteve politike, ka filluar më 9 prill dhe ka përfunduar më 18 prill.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të drejtë vote kanë 58 520 votues, me dallim prej 1 507 votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të datës 22 tetor 2017.

Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona kanë të drejtë vote.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia. /E.O


MË SHUME NGA Lajme