11:38 / 23.04.2019
Lëkundje tërmeti në Tiranë
Një lëkundje e lehtë tërmeti është regjistruar paraditen e kësaj të marte, në orën 09:58
.Tërmeti ka rezultuar me magnitudë 3.8, me thellësi 10 km nën tokë, dhe epiqendrën e ka pasur rreth 13 km në Perëndim të Krujës dhe 28 km në veriperëndim të Tiranës.
Lëkundja ka qenë e lehtë dhe nuk është ndierë shumë, e si e tillë nuk dyshohet të ketë shkaktuar dëme, transmeton tch.























