20:34 / 23.04.2019
VIDEO - Haxha: Rënia e PTK ka qenë e planifikuar
Ish kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha, ka thënë se rënia e PTK-së ka qenë e planifikuar.
Ai ka folur të martën në “Intervista me Blerimin” te RTK.
“ Unë e kam marrë PTK-në në vitin 2008, ku ka qenë një kompani në rënie, ka qenë e minuar që të dështojë e të shkatërrohet. Vendime të dëmshme e qasje joprofesionale kanë bërë që të jetë ku është sot. Është e vështirë të thuhet, por rënia ka qenë e planifikuar”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se gjatë kohës së tij PTK ka shënuar ngritje, kurse ditën që ka dalur prapë ka nisur rënia.























