Andoni: Më vjen keq që nga Shqipëria ka shikim të largët për Kosovën
BKT
Lajme

Andoni: Më vjen keq që nga Shqipëria ka shikim të largët për Kosovën

Analisti politik nga Tirana Ben Andoni ka thënë se i vjen keq që nga Shqipëria ka një shikim të largët për Kosovën dhe aspak ndihmës.

Ai ka folur të martën në "Analizë dite" te RTK, ku temë ka qenë Samiti i Berlinit.

“Unë gjithmonë e kam menduar që Shqipëria dhe Kosova janë një komb me dy zëra, ndërkohë që zëri i një pjese duhet të jetë barazvlershëm me zërin tjetër kur kemi probleme madhore”, ka thënë ai. “Besoj që Shqipëria do të duhej t’ia jepte një dorë Kosovës”.

Andoni ka thënë se nuk mund të pritet shumë nga Samiti i Berlinit.

 


MË SHUME NGA Lajme