Moti i keq, tragetet nisen me vonesë në portin e Durrësit
BKT
Shqipëri

Moti i keq, tragetet nisen me vonesë në portin e Durrësit

Të paktën 2 tragete janë nisur sot me 6 orë vonesë nga porti i Durrësit.

Shkak i vonesës është moti i keq në detin Adriatik dhe prania e dallgëve të fuqishme.  Më herët Kapiteneria e Portit në Durrës ka njoftuar përkeqësim të motit në bregdetin tonë në drejtim jug-lindje në shkallën 7 të Boufort, raporton BalkanWeb.

“Ne daten 22-23 Prill moti do te perkeqesohet. Bregdeti yne do te perfshihet nga era me drejtim jug-lindje dhe forca e detit do te jete 7 shkalla Boufort. Me qellim parandalimin e cdo situate te papritur per shkak te kushteve atmosferike kerkojme bashkepunimin e te gjithe subjekteve qe ushtrojne veprimtari ne fushen e detarise, per te marre te gjitha masat e nevojshme per sigurimin e mjeteve ne port dhe rritje e gadishmerise se ekuipazhit ne mjetet lundruese”-njoftonte Kapiteneria e Portit.


MË SHUME NGA Shqipëri